
Kush është shoqëria “Power & Justice” ( P&J ) sh.p.k
Zyra përmbarimore “Power & Justice” ( P&J ) sh.p.k është themeluar në bazë të ligjit për shoqeritë tregtare si dhe zhvillon aktivitetin e saj në përputhje me ligjin nr.26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” dhe është e pajisur me të gjitha çertifikatat dhe lejet e nevojshme për të ushtruar aktivitetin e ekzekutimit të titujve dhe urdherva ekzekutiv
Shoqëria ofron shërbime për çdo individ, person fizik dhe juridik, shqiptar apo të huaj, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Shoqëria përmbarimore merr përsiper vënien në ekzekutim të gjithë titujve ekzekutivë që parashikohen nga neni 510 i K.Pr.Civile.
Më konkretisht P&J ofron këto shërbime:
Ekzekutimin e Vendimeve civile të gjykatës që kanë marrë formë të prerë, që përmbajnë një detyrim, vendimet e dhëna prej tyre për sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm, detyrim pagim shume, e tituj të tjerë ekzektutiv
Ekzekutimin e titujve me objekt ekzekutimi detyrime që rrjedhin nga kontratat e sigurimit
Ekzekutimin e Vendimeve të gjykatave të arbitrazhit të shteteve të huaja që u është dhënë fuqi sipas dispozitave përkatëse të ligjit
Aktet noteriale që përmbajnë detyrime në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredieve bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet fiananciare jo bankare, kambialet, çeqet e letrat me urdhër që barazohen me ato;
Ekzekutimin e titujve ekzekutivë që i perkasin akteve ligjore të cilat barazohen me titujt ekzekutiv etj.
Kryerjen e konstatimeve te fakteve ,sendeve dhe dukurive lehtesisht te verifikush
me qe nuk kerkojne njohuri specifike teknike sipas legjislacionitne fuqi,
. Kryerjen e shitjes se sendeve ne ankand publik
Mbi bazën e përvojës së krijuar në kohën e shërbimit përmbarimor gjate aktivitetit si shërbim përmbarimor zyra jonë përmbarimore ju garanton se bën vlerësimin e duhur, efikas dhe efektiv të kërkesës për shërbimin qe ju kerkoni dhe me nënshkrimin e kontratës me klientin ne vihemi menjëherë në dispozicionin tuaj.
Veprimet tona proçeduriale kryen duke respektuar afatet ligjore, dhe per kete kemi garantuar klinetet tane qe veprimet permbarimore jane veprime te kryera ne perputhje me ligjin dhe si te tilla gjykata ne rastet e gjykimeve kundershtim veprimesh permbarimore i kane ne lene ne fuqi.
Shoqëria jonë kushton një interes të veçantë dhe shitjeve të pasurisë së sekuestruar palëve debitore. Në rastin e pasurive të sekuestrura ne kemi krijuar bashkëpunim me shoqëritë imobiljare në mënyrë që të bëjmë të mundur shitjen e pronave. Një kujdes i vecantë i është kushtuar transparencës në ankandet për shitjen e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të palës debitore duke publikuar përvec vëndeve që parashikon ligji dhe në shtypin e përditshem, njoftimet për zhvillim ankandi. Gjithashtu këto publikime janë bërë dhe në faqen tonë www. powerjustice-al.com..
Në këtë periudhe shërbim yne përmbarimor ka arritur që të krijojë bindjen tek shoqeritë kreditore duke bërë që ti besohen prej tyre titujt ekzekutiv të cilët kanë pasur për të vjelë shuma të konsiderueshme. Për titujt ekzekutiv të depozituara pranë nesh ju bejmë me dije se kemi rezultate shumë të mira duke aritur qe shkalla e ekzekutimit te titujve me kolateral te jete pothuaj 100 perqind dhe ato pa kolateral ne masen afro 80 përqind.
Kapaciteti ekzekutues i shoqërisë “Power & Justice” (P&J) sh.p.k eshte i plote dhe përfshinë të gjithë territorin e vendit,. Ne garantojmë klientët tanë se sado numër titujsh të kenë për të ekzekutuar ato do të vihen ne ekzekutohen pa vonesa dhe falë punes sone te perbashket me ju do te arrihen rezultote te larta
Duke ju falenderuar dhe shpresuar në bashkëpunimin e afërt me institucionin tuaj
Me respekt,
Shoqëria “Power & Justice” (P&J) sh.p.k
Përmbaruesi Gjyqësor
________________________
Ilir S. DERVISHAJ
