Publikim i Vendimit të Shpalljes
së Ankandit I -rë

Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të titujve ekzekutive Akte Noterjale (Kredi Bankare) bazuar në nenet 567, 568 e vijues të K.Pr.Civile ka vendosur shpalljen e shitjes me ankand të pasurisë së palujtëshme të palës debitore dhe asaj dorëzanëse Sabri Hariz Shera, dhe Ollga Filip Shera,

Pasuria që do të shitet ne ankand përbëhet nga :
• “Dyqan” me numër pasurie 6/279, e ndodhur në Rr. “S. Pasha” Godinë e Re, Vol. 37, Fq.64, me Zonë Kadastarle Nr. 8350, me sipërfaqe 35 m2, e regjistruar pranë Zvrpp Tiranë
Ankandi. i pasurisë “dyqan “ fillon me çmimin fillestar në masën 36.400 Euro

• “Dyqan”, me numër pasurie 6/279, e ndodhur në Rr. “S. Pasha” Godinë e Re, Vol. -, Fq. – , me Zonë Kadastarle Nr. 8350, me sipërfaqe 4,8 m2,e regjistruar pranë Zvrpp Tiranë
Ankandi. i pasurisë “ Dyqan” fillon me çmimin fillestar në masën 3.840 Euro

Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë permbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k pranë Tirana Bank sh.a, shumën prej 10 % të çmimit fillestar si garanci për pjesëmarrjen në ankand si dhe duhet të paraqitet pranë shërbimit përmbarimor për të tërhequr dokumentacionin e ankandit.
Ankandi qëndron i hapur për 15 ditë dhe do të zhvillohet në datë 12.11.2018 prej orës 15:00 deri në 16:00, pranë zyrës së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqerise “Gora” Kulla 1, Kati 2, Zyra nr. 5.
Ankandi qe do te zhvillohet ne daten e mesiperme është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejnë me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek blerësi, janë në ngarkim të blerësit..

Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet numurit të tel. 00355 67 20 82543 ose e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com.

Data e shpalljes 25. 10. 2018 Data e zhvillimit 12. 11. 2018