ANKANDET NE PROCES

PASURI TE LUAJTESHME

“Apartament” në Rr.”5 Maji”, Tiranë (Ankandi i dyte)

Publikim i Vendimit të Shpalljes së Ankandit Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të titullit ekzekutiv Akt Noterjal (Kontrate Huaje ) bazuar në nenet 577 e vijues të K.Pr.Civile ka vendosur shpalljen në shitjen me ankand të dytë të pasurisë së palujtshme të palës debitore. Pasuria që do të shitet në ankand përbëhet nga :  “Apartament” me nr. pasurie 9/357,e ndodhur në Rr.”5 Maji”, kulla e parë, Tiranë, e regjistruar pranë ZVRPP Tiranë në Zonën Kadastrale nr.8120, me sipërfaqe 108.5 m2. Ankandi i pasurisë së shpallur në shitje fillon me cmimin fillestar në masën prej 41,440 Euro. Cdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të çmimit fillestar si garanci për pjesëmarrjen në ankand si dhe të paraqitet pranë shërbimit përmbarimor për të tërhequr dokumentacionin e ankandit. Ankandi qëndron i hapur do të zhvillohet në datë 12. 03. 2015 prej orës 15:00 deri në 16:00, pranë zyrës së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 3, Kati 2, Zyra nr. 2. Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejne me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek bleresi, janë në ngarkim të blerësit. Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërine përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtperdrejtë ose nëpërmjet numrit të tel. 00355 67 20 82543 ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com. Data e shpalljes 11. 02. 2015 Data e zhvillimit 12. 03. 2015