Truall+Ndërtesë në Shkozet,
Publikim i Vendimit të Shpalljes
së Ankandit I -rë
Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të titujve ekzekutive Akte
Noterjale (Kredi Bankare) bazuar në nenet 567, 568 e vijues të K.Pr.Civile ka vendosur shpalljen
e shitjes me ankand të pasurisë së palujtëshme të palës debitore dhe asaj dorëzanëse
Pasuria që do të shitet ne ankand përbëhet nga :
Truall+Ndërtesë, me numër pasurie 6/687, vol 23, fq. 233, ZK.8515, me sipërfaqe totale
1083.65 m2 nga e cila 512,25 m2 është ndërtesë, ndodhur në Shkozet, Durrës.
Ankandi. i pasurisë fillon me çmimin fillestar në masën 23.600.000 lekë
Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë
përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 %
të cmimit të ankandit si garanci për pjesëmarrjen dhe të paraqitet pranë shoqërisë për të terhequr
dokumentacionin e ankandit.
Ankandi qendron i hapur per 15 dite dhe do te zhvillohet në datë 11.06.2015 prej orës 15:00
deri ne 16:00, pranë selisë së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj
Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 3, Kati 2, Zyra nr. 2. Ankandi është ankand progresiv
dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit.
Të gjitha taksat dhe tarifat që duhet të paguhen për kalimin e pronësisë janë në ngarkim të
ofertuesit që shpallet fitues.
Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me
shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë, ose
nëpërmjet numurit të tel. 00355 67 20 82543 ose e-mailit [email protected] si dhe në
faqen WEB www.powerjustice-al.com.
Data e shpalljes 26. 05. 2015 Data e zhvillimit 11. 06. 2015