Publikim i Vendimit të Shpalljes së Ankandit të parë
Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të Urdherit të Ekzekutimit nr. 871 date 28.05.2018 lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë për titullin ekzekutiv Kontrate Kredie dhe Hipoteke Nr. 632 Rep, Nr. 390 kol, date 10.03.2011, mbështetur në nenet 567, 568 e vijues të K.Pr.Civile ka marre vendimin per shpalljen me shitje me ankand të pasurisë së paluajtshme të palës debitore B Kamberaj dhe L Kamberaj.
Pasuria që do të shitet në ankand përbëhet nga :
• “Truall + Godine tre kateshe “, me numer pasurie 14/283 ndodhur ne Lagjen 10 Korriku dhe e rregjistruar ne Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Palujteshme Vlore , e ndodhur ne Zonen Kadastrale Nr.8602, volumi 35, faqe 144, me siperfaqe truall 300 m2 , siperfaqe e katit perdhe 117.9 m2
Ankandi i parë i pasurisë fillon me çmimin fillestar në masën 8.960.000 Leke
Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të çmimit fillestar si garanci për pjesëmarrjen në ankand si dhe duhet të paraqitet pranë shërbimit përmbarimor për të tërhequr dokumentacionin e ankandit.
Ankandi qëndron i hapur për 15 ditë dhe do të zhvillohet në date 08.11.2018 në orën 15:00, pranë zyrës së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 1, Kati 2, Zyra nr. 5. Tiranë
Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejnë me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek blerësi, janë në ngarkim të blerësit.
Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet numrit të tel. 00355 67 20 82 543 ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe në faqën WEB www.powerjustice-al.com.
Data e shpalljes 22.10.2018 Data e zhvillimit 08.11.2018