[vc_row][vc_column][vc_column_text]Shpallje për shitje e Ankandit të II -të

Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të ekzekutimit të titullit ekzekutiv Kontratë Kredie dhe Hipoteke Nr. 632 Rep, Nr. 390 kol, date 10.03.2011 bazuar në nenet 577 e vijues të K.Pr.Civile ka vendosur shpalljen e shitjes me ankand të dytë të pasurisë së paluajtshme të palëve debitore B .Kamberaj dhe L Kamberaj.

Pasuria që do të shitet ne ankand të dytë përbëhet nga :
“Truall + Godine tre katëshe “, me numër pasurie 14/283 ndodhur në Lagjen 10 Korriku , dhe rregjistruar në Z K Nr.8602, volumi 35, faqe 144, me sipërfaqe truall 300 m2, sipërfaqe e katit përdhe 117.9 m2. dhe eshte e rregjistruar pranë Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë
Ankandi i dytë i pasurisë Apartament fillon me çmimin fillestar në masën 6.272.000 Lekë.

Ankandi qëndron i hapur për 30 ditë dhe do të zhvillohet në datë 14.12.2018 në orën 15:00, në selisë së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 1, Kati 2, Zyra nr. 5 Tiranë .

Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të cmimit të ankandit si garanci për pjesëmarrjen dhe të paraqitet pranë shoqërisë për të terhequr dokumentacionin e ankandit.

Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që duhet të paguhen për kalimin e pronësisë janë në ngarkim të ofertuesit që shpallet fitues.

Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet numurit të tel. 00355 67 20 82543 ose e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com.

Data e shpalljes 14.11.2018 Data e zhvillimit 14.12.2018[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery type=”flexslider_slide” interval=”3″ images=”690,691,692,693,694,695,696,697,698,699,700,701,702,703,704,705,707,708,709″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]