[vc_row][vc_column][vc_column_text]Publikim i Vendimit
të Shpalljes së Ankandit të III-të
Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të titullit ekzekutiv Vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë nr. 877, datë 18.11.2016, bazuar në nenet 577, 568 e vijues të K.Pr.Civile ka vendosur shpalljen në shitjen me ankand të trete pasurive të paluajtshme të palës debitore “Shoqëria ” Ekspres Beton Lezhë “ sh.p.k.
Ankandi i trete pasurive të paluajtshme fillon me çmimin fillestar në total në masën 230.846 Euro ose çmimi fillestar për çdo pasuri më vete është përkatësisht:
• Tokë Are” në Zonën Kadastrale 1987 me numër pasurie 30/38 Volumi 19 Faqe 71, me sipërfaqe 1000 m2 me indeks harte 164-B Lezhë me cmimim fillestar ne masën prej 52.214,4 Euro
• “Tokë Are” në Zonën Kadastrale 1987 me numër pasurie 40/56 Volumi 11 Faqe 92 , me sipërfaqe 1730 m2 me indeks harte LE –KUNE -56 Lezhë me cmimim fillestar ne masën prej 90.331,2 Euro
• “Tokë Are” në Zonën Kadastrale 1987 me numër pasurie 25/73 Volumi 15 Faqe 239 , me sipërfaqe 2.000 m2 me indeks harte 148 – D me cmimim fillestar ne masën prej 88.301,8 Euro
Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të çmimit fillestar të çdo pasurie ose 10 % e çmimit për të tre pasuritë si garanci për pjesëmarrjen në ankand dhe duhet të paraqitet pranë shoqërisë për të tërhequr dokumentacionin e ankandit.
Ankandi i trete do te qëndrojë i hapur për 30 ditë dhe do të zhvillohet në datën 20.02.2019 në orën 15:00, pranë selisë së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” “Gora” Kulla 1, Kati 2, Zyra nr. 5
Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejnë me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek blerësi, janë në ngarkim të blerësit.
Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet numrit të tel. 00355 67 20 82543 ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com.
Data e shpalljes 21.01.2019 Data e zhvillimit 20.02.2019[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery type=”flexslider_slide” interval=”3″ images=”661,662,663,664,665,666,667,668,669,670,671,673,674,675,676,677,678,679,680,681,682,683,684,685″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]