[vc_row][vc_column][vc_wp_text]

Publikim i Vendimit të Shpalljes së Ankandit të dytë

Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të titullit ekzekutiv Vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane nr.5468 akti date 10.07.2017 ne ngarkim te pales debitore Sh “End & Mir” sh.p.k , bazuar në nenet 568,577 e vijues të K.Pr.Civile ka marre vendimin per shpalljen në shitjen me ankand te dyte të pasurise të paluajtshme të palës hipotekuese.

Pasuria e paluajtëshme për të cilën shpallet ankandi i dyte përbëhet nga :
Pasuri “Truall + Ndertese” me nr.pasurie 8/79 e ndodhur ne Tirane ne ZK 8170 volumi 8 faqe 198 e regjistruar ne DVASHK-Tirane (Jug) me siperfaqe trualli 406 m2 dhe siperfaqe ndertese 109 m2 me cmim fillestar ne masen prej 4.760.000 Leke ( kater milion e shtateqind e gjashtedhjete mije leke )

Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të çmimit fillestar të pasurise ose 10 % e çmimit për pasurinë si garanci për pjesëmarrjen në ankand dhe duhet të paraqitet pranë shoqërisë për të tërhequr dokumentacionin e ankandit.

Ankandi qëndron i hapur për 30 ditë dhe do të zhvillohet në datën 18.09.2020 prej orës 15:00, pranë selisë së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 1, Kati 2, Zyra nr. 5 Tirane
Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejnë me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek blerësi, janë në ngarkim të blerësit.

Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet numrit të tel. 00355 67 20 82543 ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com.

Data e shpalljes 19.08.2020 Data e zhvillimit 18.09.2020[/vc_wp_text][/vc_column][/vc_row]