ANKANDET NE PROCES

PASURI TE LUAJTESHME

PAISJE ELEKTROSHTEPIAKE, MOBILJE & ORENDI SHTEPIAKE (ankandi i trete)

ANKANDET NE PROCES Pike karburanti ne Lushnje (Ankandi i trete) Learn more Apartament “ me sip 116 m2 e ndodhur në Rr ”24 Maji “, në Vlorë (ankandi i dyte) Learn more PASURI TE LUAJTESHME – Learn more FTESË  “Për paraqitjen në shitjen e lirë të sendeve”  Zyra përmbarimore “Power & Justice” (P&J) në zbatim […]

Pasuri e llojit “Are” me siperfaqe 2980 m2 ne Kashar

Publikim i Vendimit
të Shpalljes së Ankandit të II-të

Zyra Përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të titullit ekzekutiv Vendim i Gjykatës së Apelit Tirane Nr. 552 date 11.06.2019 dhe urdherit te ekzekutimit ne ngarkim te pales debitore A.Petto dhe D.Petto, bazuar në nenet 568, 577 e vijues të K.Pr.Civile ka marre vendimin per shpalljen në shitjen me ankand dyte të pasurise të paluajtshme të palës debitore.

Pasuria e paluajtëshme për të cilën shpallet ankandi i dyte përbëhet nga :

Pasuri e llojit “Are” Nr pasurise 1182/1 Volumi 4 Faqe 186 ZK 2105 me siperfaqe 2980 m2 dhe ndodhet ne Kashar me cmim fillestar ne masen prej 11.200.000 ( njembedhjet milion e dyqind mije) lekë
Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të paraqesin kerkese me shkrim prane zyres permbarimore të tërheqë dokumentacionin e ankandit. dhe me pas te depozitojë në llogarinë Debitor/ Kreditore te Zyrës përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të çmimit fillestar të pasurise si garanci për pjesëmarrjen në ankand

Ankandi qëndron i hapur për 30 ditë dhe do të zhvillohet në datën 25.11.2020 prej orës 15:00, pranë selisë së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 1, Kati 2, Zyra nr. 5 Tirane

Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejnë me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek blerësi, janë në ngarkim të blerësit.

Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet numrit të tel. 00355 67 20 82543 ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com.

Data e shpalljes 26.10.2020       Data e zhvillimit 25.11.2020