ANKANDET NE PROCES Pike karburanti ne Lushnje (Ankandi i trete) Learn more Apartament “ me sip 116 m2 e ndodhur në Rr ”24 Maji “, në Vlorë (ankandi i dyte) Learn more PASURI TE LUAJTESHME – Learn more FTESË “Për paraqitjen në shitjen e lirë të sendeve” Zyra përmbarimore “Power & Justice” (P&J) në zbatim […]
Publikim i Vendimit
të Shpalljes së Ankandit të I-rë
Zyra Përmbarimore “Power & Justice” (P&J) në zbatim të vendimeve të Gj.Rr.Gj.Tiranë Urdhëra Ekzekutiv Nr. 11256 datë 22.04.2022 dhe Nr. 11255 datë 20.04.2022 lëshuar në ngarkim të palës debitore Laurent Bozo dhe Eneada Bozo ka marrë vendimin për shpalljen në shitje me ankand të parë për pasurinë e paluajtëshme të palës debitore
Pasuria që do të shitet në ankand të parë përbëhet nga :
Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë kerkese si dhe të paguajë në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k 00900 35488 pranë “Raiffeisen Bank” sh.a, shumën prej 10 % të çmimit fillestar të pasurise si garanci për pjesëmarrjen në ankand dhe duhet të paraqitet pranë shoqërisë për të tërhequr dokumentacionin e ankandit të parë.
Ankandi i parë qëndron i hapur për një afat mbi 15 ditor dhe do të zhvillohet në datë 30.05.2023 në orën 15:00 në selinë e zyrës përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 1, Kati 2, Zyra nr. 5 Tiranë
Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të pasurisë. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejnë me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek blerësi, janë në ngarkim të blerësit.
Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet numrit të tel. 00355 67 20 82 543 ose nëpërmjet e – mailit [email protected] si dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com.
Data e shpalljes 11. 05. 2023 Data e zhvillimit 30. 05. 2023