“Apartament” në Rr.”5 Maji”, Tiranë (Ankandi i dyte)
Publikim i Vendimit të Shpalljes së Ankandit
Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të titullit ekzekutiv Akt Noterjal
(Kontrate Huaje ) bazuar në nenet 577 e vijues të K.Pr.Civile ka vendosur shpalljen në shitjen me
ankand të dytë të pasurisë së palujtshme të palës debitore.
Pasuria që do të shitet në ankand përbëhet nga :
“Apartament” me nr. pasurie 9/357,e ndodhur në Rr.”5 Maji”, kulla e parë, Tiranë, e
regjistruar pranë ZVRPP Tiranë në Zonën Kadastrale nr.8120, me sipërfaqe 108.5 m2.
Ankandi i pasurisë së shpallur në shitje fillon me cmimin fillestar në masën prej 41,440 Euro.
Cdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë
përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të çmimit
fillestar si garanci për pjesëmarrjen në ankand si dhe të paraqitet pranë shërbimit përmbarimor për të
tërhequr dokumentacionin e ankandit.
Ankandi qëndron i hapur do të zhvillohet në datë 12. 03. 2015 prej orës 15:00 deri në 16:00, pranë
zyrës së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë
“Gora” Kulla 3, Kati 2, Zyra nr. 2.
Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të
sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejne me qëllim kalimin e pronësisë
nga pala debitore tek bleresi, janë në ngarkim të blerësit.
Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërine
përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtperdrejtë ose nëpërmjet numrit të tel.
00355 67 20 82543 ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB
www.powerjustice-al.com.
Data e shpalljes 11. 02. 2015 Data e zhvillimit 12. 03. 2015