Publikim i Vendimit të Shpalljes
së Ankandit I -rë
Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të titullit ekzekutive Kontrate Kredi Bankare bazuar në nenet 567, 568 e vijues të K.Pr.Civile ka vendosur shpalljen e shitjes me ankand të pasurisë së palujtëshme të palëve debitore Shoqeria “ Friend-Distribucion” sh.p.k perf nga A Xhaferri dhe palë hipotekuese E Xhaferri.
Pasuria që do të shitet ne ankand përbëhet nga :
“Apartament ” me numër pasurie 23/119+1-39, e ndodhur në Lagjia “10 Korriku”, Vlorë e Rregjistruar në ZVRPP Vlorë vol. 26, Fq. 64 dhe ZK 8602 me sipërfaqe 70 m2 .
Ankandi. i pasurisë Apartament fillon me çmimin fillestar në masën 28,000 Euro.
Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë permbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të çmimit fillestar si garanci për pjesëmarrjen në ankand si dhe duhet të paraqitet pranë shërbimit përmbarimor për të tërhequr dokumentacionin e ankandit.
Ankandi qëndron i hapur për 15 ditë dhe do të zhvillohet në date 2.02.2017 në orën në 16:30, pranë zyrës së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqerise “Gora” Kulla 3, Kati 2, Zyra nr. 2.
Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejnë me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek blerësi, janë në ngarkim të blerësit.
Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtperdrejte ose nëpërmjet numurit të tel. 00355 67 20 82543 ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com.
Ky vendim i komunikohet palëve në proces ekzekutimi të cilët në bazë të nenit 610 e vijues të K.Pr.Civile kanë të drejtën e ankimit brënda 5 diteve nga dita e neserme e marjes dijeni.
Data e shpalljes 17.01. 2017 Data e zhvillimit ankandit 2.02.2017