Publikim i Vendimit të Shpalljes së Ankandit te tretë

Shoqëria permbarimore “Power & Justice” (P&J) Sh.p.k në zbatim të titullit ekzekutiv Kontrate Kredie Bankare Nr. 4530 rep, Nr. 2222 kol, date 17.10.2011, dhe 2. Kontrate Kredie Bankare Nr. 4531 rep, Nr. 2223 kol, date 17.10.2011, bazuar dhe në nenet 567, 568 e vijues të K.Pr.Civile ka marre vendimin per shpalljen me shitje me ankand të tretë të pasurisë së paluajtshme të palës debitore dhe te pales Dorezanese K Sulaj.

Pasuria që do të shitet në ankand të tretë përbëhet nga :
• Pasuria”Are” me nr. 206/48 vol. 5 fq 31, me siperfaqe 2500 m2 ndodhur në zonën kadastrale 2869,ne fshatin Panahore si dhe sipërfaqe 500 m2 Pasuria “Are” me nr.206/7 me vol 4, faqe 244, sipërfaqe 500 m2 e ndodhur në zonën kadastrale 2869 ne fshatin Panahore ,
Ankandi i siperfaqes 3.000 m2 fillon me cmim fillestar prej 806.400 leke
• Pasuria” Ndertese “ pjese e vecuar me nr. 70/15, vol 6, faqe 85 me siperfaqe 51 m2 e ndodhur në zonën Kadastrale 2869 ne fshatin Panahore ,
fillon me çmimin fillestar në masën 252.419 lekë

Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të çmimit fillestar si garanci për pjesëmarrjen në ankand si dhe duhet të paraqitet pranë shërbimit përmbarimor për të tërhequr dokumentacionin e ankandit.

Ankandi qëndron i hapur për 30 ditë dhe do të zhvillohet në date 23.11.2018 në orën 15:00, pranë zyrës së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 1, Kati 1, Zyra nr. 5. Tiranë.

Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe që shërbejnë me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek blerësi, janë në ngarkim të ofertuesit fitues .

Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet numrit të tel. 00355 67 20 82 543 ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe në faqën WEB www.powerjustice-al.com.

Data e shpalljes 22.10.2018 Da