Shpallje Ankandit II -të
“Per pasurin e palujteshme te pales debitore”

Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të titullit ekzekutive Kontrate Kredi Bankare bazuar dhe në nenet 577 e vijues të K.Pr.Civile ka vendosur shpalljen e shitjes me ankand të dytë të pasurisë së palujtëshme të palëve debitore M. Drazhi dhe L. Drazhi si dhe të palëve Hipotekuese.

“Arë ” me numër pasurie 160/44, Vol.6, Fq. 228 e ndodhur në Zonë Kadastrale Nr.1514, me sipërfaqe 8000 m2 e ndodhur në Domje, Tiranë

Ankandi i pasurisë fillon me çmimin në masën 53.760 Euro

Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k pranë Banka e Tiranës sh.a, shumën prej 10 % të çmimit të ankandit si garanci për pjesmarrje dhe të paraqitet pranë shoqërisë për të tërhequr dokumentacionin e ankandit.
Ankandi qendron i hapur për 30 dite dhe do të zhvillohet në datë 24.03.2017 me orën 16:00, pranë selisë së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 3, Kati 2, Zyra nr. 2.
Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit.
Të gjitha taksat dhe tarifat që duhet të paguhen për kalimin e pronësisë janë në ngarkim të ofertuesit që shpallet fitues.

Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet numurit të tel. 00355 67 20 82543 ose e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB wwww.powerjustice-al.com

 

Data e shpalljes. 22. 02. 2017 Data e zhvillimit 24.03. 2017