Publikim i Vendimit të Shpalljes së Ankandit

Shoqëria permbarimore “Power & Justice” sh.p.k (P&J) në zbatim të vendimeve Urdhera Ekzekutimi Nr. Akti 6961, datë 26.11.2013, Nr. Akti 6962, datë 26.11.2013,Nr. Akti 6960, datë 25.11.2013leshuar nga gjykata per titujt ekzekutiv Kontrata Kredie Bankare mbështetur në nenet 567, 568 e vijues të K.Pr.Civile ka marre vendimin per shpalljen me shitje me ankand të pasurisë së paluajtshme të palës debitore Shoqëria “General Polymeren Recycling Albania” sh.p.k dhe atyre dorezanese Pasuria që do të shitet në ankand përbëhet nga :
“ARE”, me numer pasurie 31/33, e ndodhur ne Koxhas, Durres, e regjistruar prane Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Palujteshme Durres, ne Zonen Kadastrale Nr. 2255, volum nr.5, faqe 235, me siperfaqe totale 7033 m2, e kufizuar : Veriu me pasurine -, Jugu me pasurine Nr.31/19,34, Lindja me pasurine Nr.31/31, Perendimi me pasurine Nr.31/4. Ankandi i pasurisë fillon me cmimin fillllestar ne masen 163.615, 7 Euro.
“ARE”, me numer pasurie 31/4, e ndodhur ne Koxhas, Durres, e regjistruar prane Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Palujteshme Durres, ne Zonen Kadastrale Nr. 2255, volum nr.1, faqe 212, me siperfaqe totale 12 900 m2, e kufizuar : Veriu me pasurine 612, Jugu me pasurine Nr.31/19, Lindja me pasurine Nr.31/5, Perendimi me pasurine Nr.31/3. Ankandi i pasurisë fillon me cmimin fillllestar ne masen 300.105, 6 Euro.
“ARE”, me numer pasurie 31/3, e ndodhur ne Koxhas, Durres, e regjistruar prane Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Palujteshme Durres, ne Zonen Kadastrale Nr. 2255, volum nr.1, faqe 219, me siperfaqe totale 4 300 m2, e kufizuar : Veriu me pasurine -, Jugu me pasurine -, Lindja me pasurine -, Perendimi me pasurine – Ankandi i pasurisë fillon me çmimin fillllestar ne masen. 100.035, 2 Euro.

Çdo ofertues që kërkon të marre pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqerisë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të cmimit fillestar si garanci për pjesëmarrjen në ankand si dhe të paraqitet pranë shërbimit përmbarimor për të tërhequr dokumentacionin e ankandit.
Ankandi qëndron i hapur për 15 ditë dhe do të zhvillohet në datë 24.12.2018 prej orës 15:00, pranë zyrës së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 1, Kati 2, Zyra nr. 5.
nkandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejne me qellim kalimin e pronesisë nga pala debitore tek bleresi, janë në ngarkim të blerësit.

Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet numrit të tel. 00355 67 20 82 543 ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe në faqën WEB www.powerjustice-al.com.

Data e shpalljes 06.12. 2018 Data e zhvillimit 24.12.2018