ANKANDET NE PROCES Pike karburanti ne Lushnje (Ankandi i trete) Learn more Apartament “ me sip 116 m2 e ndodhur në Rr ”24 Maji “, në Vlorë (ankandi i dyte) Learn more PASURI TE LUAJTESHME – Learn more FTESË “Për paraqitjen në shitjen e lirë të sendeve” Zyra përmbarimore “Power & Justice” (P&J) në zbatim […]
Publikim i Vendimit
të Shpalljes së Ankandit të III -të
Zyra Përmbarimore “Power & Justice” (P&J) në zbatim të Urdhëra Ekzekutiv Nr. 3731 Akti, datë 14.06.2013 dhe Nr. 3732 Akti, datë 11.06.2013, lëshuar nga Gj.Rr.Gj.Tiranë në ngarkim të palës debitore Sh “EUROPETROL 2005” sh.p.k dhe dorrëzanëse A. Shemaj, K.Sulaj, Z Ivanovski etj bazuar në nenin 568, 577 e vijues të K.Pr.Civile, ka marrë vendimin e rishpalljen në shitje me ankand të tretë për pasurinë e palujtëshme të palës debitore dhe dorrëzanëse.
” Ndërtesë ” Nr 46/27-ND, Golem i Madh-Lushnje, Z K 1789, vol.5, faqe 21 me sip 428 m2
” ARE”, Nr 46/15, e ndodhur në Golem i Madh-Lushnje, Z K 1789 me sip 1240 m2
” ARE” Nr 46/21, e ndodhur në Golem i Madh-Lushnje, Z K 1789 me sip 276 m2
” ARE”, Nr 46/20, e ndodhur në Golem i Madh-Lushnje, Z K 1789 me sip 1659 m2
Gjithashtu janë dhe asetet që janë në funksion integaral të pandarë të karburantit (ndërtesë bar-
kafe, depozita karburanti dy copë, tenda e karburantit dhe dy distibutorë )
Për pjesëmarrjen në ankand të tretë shtetasit duhet të paraqesin kërkesë me shkrim dhe duhet të paraqiten pranë zyrës përmbarimore për të tërhequr dokumentacionin e ankandit të tretë dhe duhet të depozitojnë në llogarinë e veçantë të zyrës përmbarimore “Power & Justice”(P&J) me nr.0090035488 pranë “Raiffeisen Bank” sh.a shumën prej 10 % të çmimit fillestar të ankandit.
Ankandi qëndron i hapur për 30 ditë dhe zhvillohet në datë 26.12.2024 në orën 15:00, pranë selisë të zyrës përmbarimore të ndodhur në Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 1 Kati 2, Zyra nr. 5 Tiranë .
Ankandi është ankand progresiv dhe fitues shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit.
Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejnë me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek blerësi, janë në ngarkim të blerësit
Ofertuesit që kanë bërë kërkesë dhe kanë paguar garancin për pjesmarje në ankand të tretë dhe kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me zyrën përmbarimore “Power & Justice”(P&J) nëpërmjet paraqitjes në seli ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe konsultohen dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com.
Data e shpalljes 26. 11. 2024 Data e zhvillimit 26. 12. 2024