[vc_row][vc_column][vc_wp_text]

Publikim i Vendimit
të Shpalljes së Ankandit të I-rë

Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të titullit ekzekutiv Vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë nr.977/U datë 18.11.2016 ne ngarkim te pales debitore Sh “Ekspres Beton Lezhe”, bazuar në nenet 567, 568 e vijues të K.Pr.Civile ka marre vendimin per shpalljen në shitjen me ankand të pasurise të paluajtshme të palës dorëzanëse.

Pasuria e paluajtëshme për të cilën shpallet ankandi i pare përbëhet nga :
Pasuria “Toke Are” ne Zone Kadastrale 1987 me numur pasurie 56/8 Volumi 1 Faqe 177 , me siperfaqe 11.075 m2 regjistruar ne emer te pales dorezanese Ankandi i pare i pasurise fillon me çmimin fillestar në masën prej 106.320 Euro (njeqind e gjashte mije e treqind e njezet) EURO,

Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të çmimit fillestar të pasuriSe ose 10 % e çmimit për pasurinë si garanci për pjesëmarrjen në ankand dhe duhet të paraqitet pranë shoqërisë për të tërhequr dokumentacionin e ankandit.

Ankandi qëndron i hapur për 15 ditë dhe do të zhvillohet në datën 20.07.2020 prej orës 15:00, pranë selisë së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 1, Kati 2, Zyra nr. 5 Tirane
Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejnë me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek blerësi, janë në ngarkim të blerësit.

Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet numrit të tel. 00355 67 20 82543 ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com.

Data e shpalljes 01.07.2020 Data e zhvillimit 20.07.2020

[/vc_wp_text][/vc_column][/vc_row]