[vc_row][vc_column][vc_column_text]Shpallje për shitje
e Ankandit të III –tretë

Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të ekzekutimit të titullit ekzekutiv Kontratë Kredie dhe Hipoteke Nr. 632 Rep, Nr. 390 kol, date 10.03.2011 bazuar në nenet 577 e vijues të K.Pr.Civile ka vendosur shpalljen e shitjes me ankand të tretë të pasurisë së paluajtshme të palëve debitore B .Kamberaj dhe L Kamberaj.

Pasuria e paluajtshme që del në ankand të tretë përbëhet nga:
• “Truall + Godine tre katëshe “, me numër pasurie 14/283 ndodhur në Lagjen 10 Korriku dhe e rregjistruar pranë Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, e ndodhur në Zonën Kadastrale Nr.8602, volumi 35, faqe 144, me sipërfaqe truall 300 m2, sipërfaqe e katit përdhe 117.9 m2.
Ankandi i tretë i pasurisë fillon me çmimin fillestar në masën 5.644.800 Lekë

Ankandi i trete qëndron i hapur për 30 ditë dhe do të zhvillohet në datë 23. Janar. 2019 në orën 15:00, pranë zyrës së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërise “Gora” Kulla 1, Kati 2, Zyra nr. 5 Tiranë

Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të cmimit të ankandit si garanci për pjesëmarrjen dhe të paraqitet pranë shoqërisë për të terhequr dokumentacionin e ankandit.

Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që duhet të paguhen për kalimin e pronësisë janë në ngarkim të ofertuesit që shpallet fitues.

Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet numurit të tel. 00355 67 20 82543 ose e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com.

Data e shpalljes 24.12.2018 Data e zhvillimit 23.01.2019[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery type=”flexslider_slide” interval=”3″ images=”690,691,692,693,694,695,696,697,698,699,700,701,702,703,704,705,707,708,709″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]