ANKANDET NE PROCES

PASURI TE LUAJTESHME

Truall+Ndërtesë në Shkozet,

Publikim i Vendimit të Shpalljes së Ankandit I -rë Shoqëria përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k në zbatim të titujve ekzekutive Akte Noterjale (Kredi Bankare) bazuar në nenet 567, 568 e vijues të K.Pr.Civile ka vendosur shpalljen e shitjes me ankand të pasurisë së palujtëshme të palës debitore dhe asaj dorëzanëse Pasuria që do të shitet ne ankand përbëhet nga : Truall+Ndërtesë, me numër pasurie 6/687, vol 23, fq. 233, ZK.8515, me sipërfaqe totale 1083.65 m2 nga e cila 512,25 m2 është ndërtesë, ndodhur në Shkozet, Durrës. Ankandi. i pasurisë fillon me çmimin fillestar në masën 23.600.000 lekë Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë në llogarinë e shoqërisë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k pranë Raiffeisen Bank sh.a, shumën prej 10 % të cmimit të ankandit si garanci për pjesëmarrjen dhe të paraqitet pranë shoqërisë për të terhequr dokumentacionin e ankandit. Ankandi qendron i hapur per 15 dite dhe do te zhvillohet në datë 11.06.2015 prej orës 15:00 deri ne 16:00, pranë selisë së shoqërisë përmbarimore të ndodhur në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqërisë “Gora” Kulla 3, Kati 2, Zyra nr. 2. Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit. Të gjitha taksat dhe tarifat që duhet të paguhen për kalimin e pronësisë janë në ngarkim të ofertuesit që shpallet fitues. Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet numurit të tel. 00355 67 20 82543 ose e-mailit [email protected] si dhe në faqen WEB www.powerjustice-al.com. Data e shpalljes 26. 05. 2015 Data e zhvillimit 11. 06. 2015